Job description
HR Studio është në kërkim të një Asistent/eje Administrativ/e në Shitje për llogari të një kompanie partnere që operon në sektorin e argjendarisë, aksesorëve dhe orëve. Kërkojmë një profesionist/e të organizuar, komunikativ/e dhe të orientuar drejt klientit, e cila do të kontribuojë në mbarëvajtjen e proceseve administrative, menaxhimin e shitjeve dhe ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve.
Responsibilities
Pritja, komunikimi dhe asistimi i klientëve individualë dhe institucionalë.Menaxhimi dhe përditësimi i databazës së klientëve.Ndjekja e vazhdueshme e klientëve ekzistues dhe potencialë.Regjistrimi i shitjeve në sistem dhe rakordimi i faturave.Bashkëpunimi i përditshëm me departamentin e financës dhe menaxhimin.Monitorimi i inventarit, stokut dhe organizimit të produkteve.Kujdesi për prezantimin dhe sistemimin e produkteve në ambientet e shitjes.Përgatitja e raporteve ditore të shitjeve dhe raporteve mujore të performancës.Kontributi në realizimin e objektivave të shitjes.
Requirements
Arsim i mesëm i përfunduar; arsimi i lartë në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme përbën avantazh.Eksperiencë e mëparshme në shitje dhe shërbim ndaj klientit.Preferohet eksperiencë në sektorin e argjendarisë, aksesorëve ose orëve.Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.Njohja e programit Alpha përbën avantazh.Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe menaxhimi të kohës.Saktësi dhe përgjegjshmëri në administrimin e dokumentacionit dhe të dhënave.Orientim drejt rezultateve dhe realizimit të objektivave të shitjes.
Originally published in Shqip.