Job description
HR Studio, në bashkëpunim me një nga kompanitë partnere, është në kërkim të një Inxhinieri Elektrik Projektues, me eksperiencë në sistemet elektroenergjetike dhe projektet e energjisë së rinovueshme.
Kërkojmë një profesionist me njohuri të avancuara teknike, i cili do të jetë përgjegjës për projektimin, përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ndjekjen e projekteve nga faza e konceptimit deri në realizimin dhe dorëzimin përfundimtar.
Responsibilities
Projektimi i sistemeve elektroenergjetike të tensionit të ulët, të mesëm dhe të lartë.Projektimi i impianteve fotovoltaike dhe sistemeve të energjisë së rinovueshme.Projektimi i kabinave elektrike, nënstacioneve dhe linjave elektrike.Përgatitja e skemave elektrike, vizatimeve teknike dhe llogaritjeve inxhinierike.Hartimi i projekteve të zbatimit, specifikimeve teknike, preventivave (BOQ) dhe dokumentacionit përkatës.Koordinimi me ekipet teknike, kontraktorët dhe furnitorët gjatë realizimit të projekteve.Monitorimi i zbatimit të projekteve dhe garantimi i përputhshmërisë me standardet teknike.Mbështetja teknike gjatë testimeve, komisionimit dhe dorëzimit të projekteve.
Requirements
Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, preferohet profili Elektroenergjetikë.Minimumi 3 vite eksperiencë në projektimin e sistemeve elektrike ose projekteve energjetike.Njohuri shumë të mira të AutoCAD dhe programeve të projektimit elektrik.Njohuri të standardeve teknike IEC/EN.Aftësi në hartimin dhe menaxhimin e dokumentacionit teknik.Njohuri të mira të gjuhës angleze.Aftësi të mira organizative, analitike dhe koordinuese.
Originally published in Shqip.