Job description
HR Studio është në kërkim të një Magazinieri në Departamentin e Prodhimit, për llogari të një kompanie të specializuar në industrinë e prodhimit.
Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për administrimin dhe kontrollin e lëvizjes së produkteve, materialeve dhe porosive ndërmjet departamentit të prodhimit dhe magazinës, duke garantuar saktësinë e inventarit, regjistrimin e të dhënave në sistem dhe koordinimin efektiv të proceseve operacionale.Ky pozicion kërkon një person të organizuar, të përgjegjshëm dhe me aftësi të mira koordinuese, i cili mund të menaxhojë njëkohësisht proceset fizike të magazinës dhe dokumentacionin përkatës.

Responsibilities
Menaxhimi dhe kontrolli i hyrje-daljeve të produkteve dhe materialeve ndërmjet prodhimit dhe magazinës.Regjistrimi dhe përditësimi i të dhënave në sistemin e brendshëm të kompanisë, duke siguruar përputhshmërinë me gjendjen fizike të produkteve.Marrja, koordinimi dhe ndjekja e porosive të prodhimit, duke monitoruar ecurinë, afatet dhe përfundimin e tyre.Kontrolli i stokut, inventarit dhe organizimit të produkteve në magazinë.Identifikimi dhe raportimi i diferencave ndërmjet inventarit fizik dhe regjistrimeve në sistem.Organizimi dhe koordinimi i procesit të etiketimit të produkteve dhe porosive, në bashkëpunim me departamentet përkatëse.Koordinimi i vazhdueshëm me departamentet e Prodhimit, Financës, Shitjeve dhe Magazinës për të siguruar qarkullimin e saktë të informacionit.Monitorimi i disponueshmërisë së materialeve të paketimit, mjeteve të punës dhe materialeve të tjera të nevojshme për procesin e prodhimit.Komunikimi me furnitorët për porositë e caktuara dhe ndjekja e afateve të furnizimit.Përgatitja dhe përditësimi i raporteve periodike mbi gjendjen e inventarit, lëvizjet e produkteve dhe problematikat operacionale.Raportimi në kohë i mungesave, vonesave dhe mospërputhjeve që mund të ndikojnë në vazhdimësinë e prodhimit.
Qualifications
Preferohet eksperiencë e mëparshme si magazinier, operator magazine, koordinator magazine ose në pozicione të ngjashme.Eksperienca në kompani prodhimi përbën avantazh.Njohuri mbi proceset e inventarizimit, administrimit të stokut dhe hyrje-daljeve të mallrave.Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht MS Excel dhe programeve të menaxhimit të magazinës.Aftësi të mira organizative dhe koordinuese.Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve në regjistrimin dhe kontrollin e të dhënave.Aftësi për të menaxhuar disa procese njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.Komunikim i mirë dhe aftësi për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme.Përgjegjshmëri, korrektësi dhe iniciativë në zgjidhjen e problematikave të përditshme.
Originally published in Shqip.