Kalo te përmbajtja
FindJobs.al
HR Studio

Konsulent Shitjesh në Zyrë – Sektori Elektrik

HR Studio E verifikuar

Tiranë, Shqipëri Me kohë të plotë Në zyrë
Apliko tani

Përshkrimi i punës

HR Studio , për një kompanie kliente që operon në sektorin elektrik, është në kërkim të një Konsulenti/e Shitjesh në Zyrë, me eksperiencë në shitjen dhe këshillimin teknik për produkte dhe materiale elektrike.Pozicioni ka në fokus komunikimin me klientët, përgatitjen e ofertave tregtare, ndjekjen e porosive dhe ofrimin e asistencës profesionale për përzgjedhjen e produkteve të përshtatshme.Kandidati ideal duhet të ketë njohuri mbi sektorin elektrik, aftësi të mira komunikimi dhe eksperiencë në menaxhimin e kërkesave të klientëve.

Përgjegjësitë

Komunikimi dhe këshillimi i klientëve mbi produktet dhe materialet elektrike.Përgatitja dhe dërgimi i ofertave tekniko-tregtare.Administrimi dhe ndjekja e porosive deri në finalizimin e tyre.Ofrimi i informacionit teknik mbi karakteristikat dhe përdorimin e produkteve.Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve në terren dhe departamentet e tjera.Ndjekja e kërkesave të klientëve për çmimet, disponueshmërinë dhe afatet e furnizimit.Përditësimi i të dhënave të klientëve dhe raportimi i aktiviteteve të shitjes.

Kërkesat

Eksperiencë e domosdoshme në sektorin e produkteve dhe materialeve elektrike.Preferohet arsim në Inxhinieri Elektrike ose fusha teknike të ngjashme.Njohuri të mira mbi produktet, pajisjet dhe materialet elektrike.Eksperiencë në shitje, përgatitje ofertash dhe komunikim me klientët.Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe orientim drejt klientit.Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
Apliko tani