Kalo te përmbajtja
FindJobs.al
HR Studio

Koordinator/e Marketingu

HR Studio E verifikuar

Tiranë, Shqipëri Me kohë të plotë Në zyrë
Apliko tani

Përshkrimi i punës

HR Studio është në kërkim të një Koordinatori/e Marketingu për një kompani partnere, i/e cili/a do të kontribuojë në planifikimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve të marketingut, me fokus zhvillimin e markës dhe mbështetjen e objektivave të shitjeve.

Përgjegjësitë

Koordinimi dhe zbatimi i planeve dhe fushatave të marketingut.Menaxhimi i komunikimit në rrjetet sociale dhe përditësimi i përmbajtjes së faqes së internetit.Përgatitja dhe koordinimi i materialeve vizuale dhe promocionale në përputhje me identitetin e markës.Analizimi i tregut, konkurrentëve dhe identifikimi i mundësive të reja.Bashkëpunimi me departamentin e shitjeve për zhvillimin e aktiviteteve promocionale.Koordinimi me furnitorët dhe partnerët e jashtëm për prodhimin e materialeve të marketingut.Monitorimi i buxhetit të marketingut dhe përgatitja e raporteve periodike.Vlerësimi i efektivitetit të fushatave dhe propozimi i përmirësimeve.

Kërkesat

Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.Eksperiencë e mëparshme në marketing, preferohet në sektorin e distribucionit ose tregtisë me pakicë.Njohuri të mira në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe komunikimin digjital.Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe/ose italiane.Njohuritë në dizajn grafik dhe përdorimin e programeve përkatëse përbëjnë avantazh.Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe komunikuese.Kreativitet, iniciativë dhe aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.
Apliko tani