Kalo te përmbajtja
FindJobs.al
HR Studio

Specialist Finance Magazine

HR Studio E verifikuar

Durrës, Shqipëri Me kohë të plotë Në zyrë
Apliko tani

Përshkrimi i punës


HR Studio, për llogari të një kompanie partnere, është në kërkim të një Specialisti Finance Magazine, i cili do të jetë përgjegjës për administrimin dhe kontrollin financiar të lëvizjeve të magazinës, regjistrimin e dokumentacionit dhe rakordimin e gjendjeve fizike me sistemin financiar.

Përgjegjësitë

Regjistrimi dhe kontrolli i hyrje-daljeve të mallrave në sistem.Përgatitja dhe administrimi i faturave, fletëhyrjeve dhe fletëdaljeve.Rakordimi periodik i gjendjes fizike të magazinës me të dhënat në sistem.Kontrolli i dokumentacionit financiar që shoqëron lëvizjet e mallrave.Ndjekja dhe evidentimi i diferencave në inventar.Pjesëmarrja në proceset e inventarizimit periodik.Përgatitja e raporteve mbi gjendjen e stokut dhe lëvizjet e magazinës.Bashkëpunimi me departamentin e financës, shitjeve dhe logjistikës.Sigurimi i saktësisë së të dhënave dhe dokumentacionit financiar.

Kërkesat

Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.Eksperiencë e mëparshme në financë magazine, kontabilitet ose administrim stoku.Njohuri të mira të programeve financiare dhe sistemeve të menaxhimit të magazinës.Njohuri të mira të Microsoft Excel.Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.Korrektësi, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në ekip.Aftësi të mira organizative dhe përmbushje të detyrave brenda afateve.
Apliko tani