Kalo te përmbajtja
FindJobs.al
HR Studio

Operator i Presave Hidraulike, Prerjes dhe Stampimit

HR Studio E verifikuar

Tiranë, Shqipëri Me kohë të plotë Në zyrë
Apliko tani

Përshkrimi i punës

HR Studio është në kërkim të një Operatori të Presave Hidraulike, Prerjes dhe Stampimit, për llogari të një kompanie të specializuar në përpunimin e metaleve dhe prodhimin e komponentëve metalikë me precizion ne argjendari.
Kërkojmë kandidatë me njohuri të mira mekanike, aftësi teknike dhe vëmendje ndaj detajeve, të cilët dëshirojnë të zhvillohen profesionalisht në industrinë e prodhimit.

Përgjegjësitë

Operimi i presave hidraulike industriale 40-tonëshe dhe 500-tonëshe për prerjen, stampimin dhe formësimin e komponentëve metalikë.Montimi, qendërzimi dhe rregullimi i matricave, punçoneve dhe veglave të stampimit.Realizimi i proceseve të stampimit me një ose disa faza, sipas kërkesave teknike të prodhimit.Monitorimi dhe rregullimi i parametrave të makinerive për të garantuar saktësi dhe cilësi.Kontrolli i dimensioneve, sipërfaqeve dhe detajeve të produkteve të përpunuara.Kryerja e pastrimit, rregullimeve bazë dhe mirëmbajtjes së makinerive.Regjistrimi i të dhënave ditore të prodhimit në sistemin kompjuterik.Respektimi i procedurave teknike dhe standardeve të sigurisë në punë.

Kërkesat

Formim profesional ose akademik në mekanikë, inxhinieri mekanike, përpunim metalesh apo prodhim industrial.Eksperiencë praktike në përdorimin e makinerive mekanike ose industriale.Aftësi për të lexuar dhe kuptuar vizatimet teknike.Njohuri në përdorimin e instrumenteve matëse, si kalibrat dhe mikrometrat.Njohuri të mira mekanike, saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.Përgjegjshmëri, disiplinë dhe aftësi për të punuar në ekip.Gatishmëri për të mësuar dhe përvetësuar teknika të specializuara prodhimi.
Apliko tani