Përshkrimi i punës
HR Studio është në kërkim të një Tapicieri për një kompani që operon në fushën e prodhimit të mobilieve.
Kërkojmë një profesionist me eksperiencë në tapicimin e mobilieve, aftësi praktike dhe kujdes për detajet, për t’u bërë pjesë e ekipit të prodhimit.
Kërkojmë një profesionist me eksperiencë në tapicimin e mobilieve, aftësi praktike dhe kujdes për detajet, për t’u bërë pjesë e ekipit të prodhimit.
Përgjegjësitë
Kryerja e proceseve të tapicimit për divane, kolltuqe, karrige, krevate dhe mobilie të tjera.Matja, prerja dhe përshtatja e materialeve të tapicerisë sipas modeleve dhe përmasave të kërkuara.Përgatitja dhe vendosja e sfungjerit, mbushjeve dhe materialeve mbështjellëse.Veshja dhe fiksimi i copës, lëkurës ose materialeve të tjera, duke siguruar tendosje dhe përfundim të rregullt.Përdorimi i saktë dhe i sigurt i veglave dhe pajisjeve të punës.Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe korrigjimi i defekteve përpara dorëzimit.Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e porosive brenda afateve.
Kërkesat
Eksperiencë e mëparshme si tapicier në mobileri.Njohuri mbi materialet dhe teknikat e tapicimit.Aftësi për të punuar sipas përmasave, modeleve dhe udhëzimeve të prodhimit.Saktësi, shkathtësi dhe vëmendje ndaj detajeve.Përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në ekip